Presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkon që presidenti serb Aleksander Vuçiç të dënojë sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku një grup i armatosur qëlloi drejt Policisë së Kosovës.

Dënimi i këtyre ngjarjeve do të ndikonte për qetësinë e kufirit, tha Macron, që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Tiranë. Ai theksoi më tej rëndësinë e zgjedhjeve të reja në komunat në veri të Kosovës, por edhe Asocacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Po ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet. Franca dhe Gjermania ka bërë një propozim që mendoj është i mirë. Është përgjegjësi e Vuçiçit që të dënojë ngjarjet e 24 shtatorit. Kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi.

Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat në veri, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe institucione, njohjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës. Të gjitha këto sipas radhës”.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbë. Viktimë mbeti efektivi Afrim Bunjaku. Grupi i armatosur u vendos më pas në manastirin e Banjskës, aty ku më pas ndërhynë forcat speciale të KFOR-it.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit që e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, i cili u ndalua nga Serbia, por u lirua brenda 48 orëve.