9 maj 2015 – Një atmosferë lufte është krijuar mëngjesin e sotëm në Kumanovë të Maqedonisë.Të shtënat e shumta kanë tmerruar për rreth dy orë të gjithë banorët dhe kanë alarmuar shtetin.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një përleshje të armatosur që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit mes forcave të policisë maqedonase dhe një grupi të armatosur. Përleshja është zhvilluar në “Lagjen e Trimave”, të banuar me shqiptarë, që ndodhet rreth 700 metra nga qendra e qytetit.

Gjatë konfliktit të armatosur që ka ndodhur dyshohet se janë vrarë 5 civilë shqiptarë, raporton gazeta “Zhurnal”.

Aktualisht, në këtë lokalitet kanë shkuar forca të shumta të policisë, që kanë bllokuar rrugët drejt lagjes ku ka ndodhur përleshja.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/