Veza përmban të gjithë përbërësit e nevojshëm për një dietë të ekuilibruar. Veza përmban kalori, vitamina dhe minerale esenciale, proteina të cilësisë së lartë, substanca yndyrore të pangopura, omega-3 esenciale (DHA) dhe komponime antioksidante: luteinë dhe zeaksantinë (karotene me veti të mundshme kundër kancerit dhe me përfitime të caktuara për shikim të mirë).

Megjithatë, në të kaluarën veza fajësohej për kontributin e saj në rritjen e kolesterolit.

Pavarësisht gjithë kësaj, të dhënat më të reja shkencore e kanë ‘shfajësuar’ dhe madje e kanë nxjerrë në pah si një superushqim të vlefshëm.

Përveç kësaj, shkencëtarët e kanë klasifikuar atë në kategorinë e “ushqimeve me dendësi të lartë ushqyese“, pasi është i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës të tjerë me veti të dobishme.

Kohët e fundit, një studim zbuloi se veza ka përfitime për shëndetin kardiovaskular, duke reduktuar rrezikun e goditjes në tru.

Studiuesit nga Instituti EpidStat në Michigan analizuan 7 studime të mëparshme mbi rolin e vezës në shëndetin kardiovaskular dhe arritën në përfundimin se nuk ka asnjë lidhje të qartë midis konsumimit të rregullt të vezëve dhe sëmundjeve koronare të zemrës ose sëmundjeve kardiovaskulare.

Në fakt, konsumimi i përditshëm i vezëve duket të jetë i lidhur me një rrezik të reduktuar të goditjes në tru.

Në mënyrë të veçantë, të dhënat sugjeruan se një vezë në ditë lidhej me një rrezik 12% më të ulët të goditjes në tru.