Ditën e sotme një kamion i ngarkuar me lopë është përmbysur në autostradën më të madhe në Greqi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në autostradën “Egnatia Odo”.

Qarkullimi në autostradë është ndërprerë dhe në vendngjarje ndodhen policët dhe punonjësit e Egnatia SA.

Rruga do të hapet menjëherë pasi të pastrohet nga mbetjet e kamionit dhe kafshët. Për fat të mirë, shoferi i kamionit ka marrë lëndime të lehta.