Koreja e Jugut ka mposhtur me rezultatin 2-1 Portugalinë dhe është kualifikuar në fazën tjetër të Botërorit.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 5’ me Rikardo Hortën. Në minutën e 17’ Jin-Su Kim shënoi golin e barazimit, por gjyqtari anësor ua anuloi për shkak të pozicionit jashtë loje.

Por në minutën e 28’ koreanët rikthyen baraspeshën duke iu ngjallur shpresat të gjithë tifozëve. Një pjesë e parë mjaft e mirë për të dyja ekipet që e mbyllën në barazim.

Pjesa e dytë nisi me shumë zjarr, me të dyja ekipet që tentuan të shënojnë.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej në barazim, koreanët bëjnë përmbysjen e çmendur dhe shënojnë golin e dytë. Pas kësaj fitoreje dramatike, koreanët kualifikohen në fazën tjetër.