Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë shtruar në spital pasi erërat e forta në Kinën jugperëndimore përmbytën 4 anije turistike. Ndërkohë sipas autoriteteve lokale 1 person rezulton ende i zhdukur.
Erërat e forta e të papritura në Kina shkaktuan përmbytjen e anijeve që po lundronin në lumin e qytezës Qianxi në Guizhou. Incidenti vjen pas një atmosfere festive në Kinë për 1 Majin, një periudhë e cila tërhoqi një numër të madh turistësh.
Presidenti Xi vuri në dukje se aksidente të tjera të ngjashme kishin ndodhur kohët e fundit dhe theksoi rëndësinë e forcimit të masave të sigurisë. Autoriteteve në Kinë u është thënë gjithashtu të rrisin masat e sigurisë publike gjatë sezonit kulmor turistik.
Incidenti i së dielës vjen vetëm dy muaj pasi 11 persona u vranë në një aksident tjetër, kur një varkë pasagjerësh goditi një anije industriale në provincën Hunan të Kinës.