SHBA– Një vajzë 21 vjeçare denoncoi në një gjykatë amerikane dy prindërit e saj për presion dhe persekutim. Dy prindërit, David dhe Julie Ireland mbikqyrnin prej 3 vitesh vajzën e tyre ne kolegj dhe bënin vizita të shpeshta në shkollën e saj.

Mania e tyre për të kontrolluar çdo bisedë dhe veprim të sajin arriti deri aty sa instaluan një mikroçip në celularin dhe kompjuterin e saj.

Ndjekja e përhershme duket se nuk është duruar më nga vajza që më në fund ka shpërthyer.

“Ndihesha si një qen me zinxhirin e shtrënguar në fyt. Ishte shumë e sikletshme dhe persekutuese. Prindërit e mi vinin shpesh në universitet, kërkonin informacione mbi mua dhe më ndiqnin”,- thotë Aubry Ireland.

Pas depozitimit të kërkesës në gjykatë trupi gjykues vendosi që prindërit duhet të qëndrojnë 500 metra larg së bijës dhe universitetit që ajo frekuenton, madje e kanë të ndaluar për një vit që ta takojnë.