Një ngjarje e paprecedentë raportohet nga Tirana.
Policia ka arrestuar një 28-vjeçari, i cili përndoqi një vajzë 24 vjeçe deri te hyrja e pallatit dhe i vuri flakën kabinës elektrike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24-vjeçare. Gjatë largimit nga pallati ka djegur një kabinë elektrike, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike në të gjithë pallatin“, njofton policia.