Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhe- Laç. Dy automjete, njëri i markës Opel dhe tjetri Mercedes Benz, u përplasën me njëri-tjetrin në kryqëzimin e Rriles, ku nga goditja njëri prej tyre ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht personat që ishin në automjetin që u përfshi nga flakët arritën të dilnin në kohë, duke mos rrezikuar jetën. Nga raportimet e para bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës. Policia dhe grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Laç, njëra shpërthen në flakë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zbulohet përmbajtja e propozimit iranian për SHBA-të: Të ndalen luftimet në të gjitha frontet!
Kushëriri i Bashar al-Assad del në gjyq për “krime kundër njerëzimit” në Damask
Trump: Përgjigjja e Iranit është plotësisht e papranueshme! Nuk më pëlqen fare
“Ndiejmë tensionet që vijnë nga Perëndimi”/ Marta Kos sulmon lëvizjen MAGA të Donald Trump, e vendos në një linjë me Rusinë dhe ‘autokratët e tjerë’





