Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Llogara.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por për fat të mirë pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.