Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali, në Brescia. Sipas mediave italiane, viktima është një 42-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ky i fundi, duke drejtuar makinën e tij, u përplas me një kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 42-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë. Automjeti i tij ishte shkatërruar tërësisht.

Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen, teksa policia nisi hetimet për të zbardhur dinamikën.