Këngëtari i njohur  Ermal Fejzullahu është aksidentuar në Prishtinë. Këngëtari është përplasur me automjetin  e tij në rrugën ‘Agim Ramadani’.

Sipas një fotografie të siguruar nga Indeksonline shihet makina e aksidentuar e këngëtarit.

Pas aksidentit ka folur edhe këngëtari përmes disa postimeve në Instagram.

Ermali ka bërë të ditur se në automjet ka qenë bashkë me disa anëtarë të familjes, ndërsa fatmirësisht janë shëndoshë e mirë.

“Deshta me ju njoftu që kam qenë pjesë e një aksidenti, së bashku me disa anëtarë të familjes time.

Të gjithë jemi shëndosh e mirë dhe nuk është diçka për me u bë tragjike”, tha ndër tjera Ermali.