Duket se nuk ka “paqe” midis skuadrës Teuta (basketboll për meshkuj) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit. Ndonëse edhe në të kaluarën ka pasur debate mes palëve, këtë radhë debati është ngritur në një nivel më të lartë pasi janë shkëmbyer akuza midis dy drejtuesve, Aqile Gorea dhe Avni Ponari.

Shkak u bë ndeshja çerekfinale e Kupës së Republikës që nisi në Elbasan disa ditë më parë midis Teutës me skuadrën vendase, Elbasani. Takimi nuk përfundoi, pasi për shkak të një defekti teknik që lidhej me tabelën elektronike, ishte e pamundur përfundimi i ndeshjes.

Federata vendosi që minutazhi i mbetur i ndeshjes të zhvillohej tek pallati “Dhimitraq Goga” në Durrës një ditë më vonë, por “Teuta Basket” kërkoi që ky takim të zhvillohej pas dy ditësh në fushën e Teutës, pallati “Ramazan Njala”, siç duhej bërë në fakt sipas rregullores.

Në këto kushte ndeshja e planifikuar të zhvillohej ditën e djeshme ( e Enjte, 6 shkurt) nuk u bë, pasi Teuta nuk u paraqit. Mospjesëmarrja e Teutës ka sjellë paralajmërimin e FSHB-së, e cila ka deklaruar se Teuta do të marë penalizim të rëndë.

Më poshtë janë të dy reagimet e plota për ngjarjen, Teuta Basket dhe Fedetaratës Shqiptare të Basketbollit.

TEUTA BASKET: Sqarim per publikun dhe sportdashesit durrsak

Shoqata Teuta Basket duke u perpjekur te respektoj garen dhe frymen sportive,vajti ne Elbasan per zhvillimin e takimit çerekfinal ndaj vendasve ku u perball me nje problematike teknike te organizatorve te eventit duke mos arritur te perfundonim takimin . Nje gje qe mund te ishte evituar plotesisht ne qofte se do te ishte zbatuar rregullorja e aktiviteteve qe vet Fshb krijon dhe po i njejti institucion shkel. Ne nenin 4.5 te kesaj rregullore theksohet se “Turi eliminator dhe Faza ¼ finale do te zhvillohen me 1 (një) ndeshje ne sallën sportive te ekipit të renditur më mire ne Kampionatet Kombëtare ne edicionet e mëparëshme pas ndeshjeve te sezonit të rregullt. “ qe normalisht do te thote qe ndeshja duhej zhvilluar ne Ramazan Njala. Organizatoreve ju propozua qe vazhdimi te behej ne fushen tone ne zbatim te rregullores se shkelur nga keta individ qe dhe letrat e rregullat qe i shpikin po vet pa u konsultuar me njeri nuk arrijne ti zbatojne, por u refuzua duke nxjerre opsionin e zhvillimit te takimit diten e neserme ne nje fushe tjeter si ajo e Goga Basket qe duke marre parasysh dhe rrethanat e ekipit tone ishte e pamundur te behej nje dite mbrapa dhe per kete ju kerkua qe pjesa e mbetur te zhvillohej ne diten e premte qe u refuzua. Ne keto rrethana u detyruam qe te terhiqeshim nga gara duke marre parasysh dhe mungesen e korrektesise dhe respektimin e rregulloreve nga ky institucion jo serioz qe quhet Federate e basketbollit.

Persa i perket perfaqesimit dhe tifozerise durrsake, mos te harrojme qe ekipi Teuta Basket eshte ekipi qe i ka dhene kenaqesite me te medha dhe adrenaline gjithe qytetit me sukseset e njepasnjeshme nder vite ne arenen kombetare ( 2 x Kampion Shqiperie, 3 x Kupa Shqiperie, 4 x Superkupa Shqiperie) si dhe ate nderkombetare ku arritem te shpallemi nenkampion te Ballkanit, gje qe cdo ekip tjeter i promovuar nga Fshb ska arritur ta beje, kshuqe tifozeria durrsake ndjehet krenare per te vetmin ekip qe ka arritur te sjell shumice kupash ne qytet ndryshe nga sportet e tjera. Çdo gje qe te zhvillohet ka nevoje per dashuri, perkushtim dhe investim. Shoqata Teuta Basket garanton tifozerine dhe dashamiresit e saj, qe i ka te treja dimensionet dhe nuk jane rastesi rezultatet e arritura deri me sot.

Neqofte se duam te flasim per menaxhimin e klubit dhe te financave te tij duhet me pare te shohim veten ne pasqyre dhe ti bejme vetes disa pyetje. Neqoftese ne e morem ekipin nga vendi i fundit ne klasifikim dhe e nxorrem ne krye te garave kombetare dhe ballkanike, ti z. Ponari e more basketbollin ne nivele prestigjoze dhe e katandise ne nivelet me te uleta historike. Mburresh me kampionatet e u14, u16 dhe arbitrave femra qe qeshin pa kuptim ne parketin e basketbollit. E kuptojme qe je masovik, por donim te shtronim disa pyetje te thjeshta: Kush eshte kontributi juaj per basketbollin ? Sa para ke dhene per basketbollin shqiptar ? Pse kontribuon per Sigal Prishtinen dhe jo basketbollin shqiptar ? Pse kontribuon per Vllaznine e futbollit dhe jo basketbollin shqiptar ? Kush eshte vemendja jote per masivizimin e basketbollit, kur te gjitha investimet e bera ne shkolla jane jashte standardi dhe ju skeni nderhyre per korigjimin e ketyre problemeve. Basketbolli shqiptar eshte i vetmi qe nuk e gezon ligjin e sponsorizimit ne rajon, por helbete ti ske kohe te merresh me basketbollin sepse do te lobosh per ligjet e siguracioneve. Sa jane tarifat qe paguajne klubet e Kosoves per lojtaret e huaj dhe sa jane ato per klubet shqiptare ? Sportdashesit me nostalgji kujtojne trajneret Borova, Shehu, Greva, lojtaret si Fagu, Kasmi, Çaçi, Kuqo, Koleka dhe arbitrat Bozo, Karaj, Shunti, Rizvanolli, Greva, Cici dhe shume te tjere qe nuk na vijne nder mend por te cilet i falenderojme per kontributin e dhene per zhvillimin e ketij sporti. Te gjithe shtrojne pyetjet: Ç’u bene keta njerez ? Pse nuk aderojne me ne komunitetin e basketbollit ? Kush i perzuri ?

Kur z. Ponari dhe stafi i Federates te arrij ti kthej pergjigje ketyre pyetjeve atehere te vij te merret me ekipin e Teutes.

Meqe ke permendur bashkine e Durresit, kete apel qe ke bere kete radhe e ke bere dhe ne zyrat e bashkise duke kerkuar heqjen e fondeve te Teuta Basket dhe mos rikonstruktimin e pallatit te sportit Ramazan Njala. Sa me shume te loboni kunder nesh, aq me qesharak beheni me perpjekjet e juaja te deshtuara.

Z. Ponari nuk mund ta ndryshosh ti as qytetin e Durresit, as tifozerine, as kontributoret e basketbollit.

Shoqata Teuta Basket nuk do te ndaloj kurre se shfaquri nje nivel te larte sportiv sa here qe zbret ne parketin e basketbollit, por kurre nuk do te kompleksohet nga presione te kota dhe te paefektshme ne cdo rast qe sheh padrejtesi kunder interesave te klubit dhe tifozerise.

PËRGJIGJE NDAJ DEKLARATËS SË SHOQATËS TEUTA BASKET (FSHB)

Në lidhje me pretendimet e vazhdueshme dhe tekanjoze të Shoqatës Teuta Basket mbi zhvillimet e fundit në Kupën e Republikës, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik durrsak dhe komunitetin e basketbollit mbi pretendimet e Arqile Gorres, i cili vepron kundër interesave të sportistëve dhe sportdashësve durrsakë.

1. Organizimi i ndeshjes dhe respektimi i rregullores

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka vepruar dhe vepron në përputhje me rregulloret e miratuara, të cilat janë pranuar edhe nga Teuta Basket si shoqatë anëtare e FSHB-së. Vendimi për zhvillimin e ndeshjes në Elbasan është marrë në bazë të kritereve organizative dhe teknike, duke pasur si qëllim garantimin e një gare të ndershme dhe të barabartë për të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Ekipi i Teutës ishte pjesë e këtij vendimi dhe ishte i gatshëm të luante në Pallatin e Sportit në Elbasan.

2. Ndryshimi i vendndodhjes së ndeshjes

Për arsye teknike, u bë e pamundur zhvillimi i ndeshjeve në Elbasan dhe federata vendosi që ndeshjet të zhvillohen në Pallatin e Sportit “Goga” në Durrës, në kushte më të mira, por me një kosto më të lartë për federatën. Kjo u bë për të garantuar vijimin e garës dhe për të mos dëmtuar ekipet.
Në të kaluarën, z. Gorrea ishte ankuar për kushte të papërshtatshme në këtë pallat, ndërsa këtë herë gjeti një justifikim tjetër për të mos marrë pjesë, duke kërkuar që ndeshja të shtyhej pa asnjë bazë të rregullt.

3. Refuzimi i pjesëmarrjes dhe pasojat

Nëse një ekip nuk pranon të luajë sipas rregullave të përcaktuara, atëherë nuk mund të ketë përjashtime të veçanta. Shoqata Teuta Basket, me vendimin e saj për të mos marrë pjesë, shkeli dëshirën e sportistëve për të luajtur, të sportdashësve durrsakë për të parë ekipin e tyre dhe, si pasojë, do të përballet me masat përkatëse disiplinore për tërheqjen nga Kupa e Republikës.

4. Akuzat e pabazuara dhe prapavija e sulmeve ndaj FSHB-së

Akuzat e Shoqatës Teuta Basket ndaj federatës janë të pabazuara dhe nuk kanë asnjë argument valid. Këto janë pjesë e një platforme të mirëorganizuar nga z. Gorrea, i cili ka zhvilluar takime të fshehta me subjekte të ndryshme për të sulmuar federatën dhe drejtuesit e saj.
FSHB rikujton sukseset e arritura si:
• 5 medalje me ekipet kombëtare U16, U18 dhe U20 vetëm vitin e kaluar.
• Liga UNIKE, nga e cila Teuta Basket u tërhoq, duke u kritikuar nga opinioni sportiv në Durrës.
• Liga SIGAL për U20, për djem dhe vajza.
• Organizimi i kampionateve ndërkombëtare në Shqipëri, që rrisin imazhin dhe nivelin e basketbollit vendas.

5. Financimi dhe mbështetja ndaj klubeve

FSHB është e vetëdijshme për sfidat financiare që përballet basketbolli shqiptar dhe ka lobuar vazhdimisht për rritjen e mbështetjes financiare për klubet. Ndërkohë, Shoqata Teuta Basket merr më shumë fonde nga Bashkia Durrës sesa federata për gjithë Shqipërinë dhe i përdor këto fonde pa asnjë përgjegjësi. Nëse një ekip refuzon të marrë pjesë në aktivitetet e federatës, atëherë duhet të ketë pasoja edhe në mbështetjen financiare që i jepet nga institucionet publike.

6. Respekti për basketbollin dhe sportdashësit

FSHB respekton historinë e çdo klubi dhe kontributin e çdo individi në zhvillimin e basketbollit shqiptar. Megjithatë, mbështetja e së shkuarës nuk mund të përdoret si justifikim për veprime që dëmtojnë frymën sportive dhe garën e ndershme.

7. Basketbolli do të ecë përpara

Pavarësisht pengesave dhe sulmeve të pabazuara, FSHB do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e basketbollit shqiptar. Në vijim, do të organizohen dy ndeshje të rëndësishme për ekipet kombëtare dhe gjashtë kampionate të moshave, ndërkohë që Shqipëria do të presë edhe kampionate evropiane.
FSHB do të vijojë në rrugën e zhvillimit të basketbollit shqiptar me përkushtim dhe profesionalizëm.

Gjithashtu, vërejmë se sulmet ndaj FSHB-së ndodhin çdo vit përpara fazës së play-off-it, dhe i bëjmë thirrje opinionit publik që të reflektojë në mënyrë konstruktive mbi këtë situatë.

Basketbolli është mbi gjithçka – le të fitojë sporti!