Një përplasje me armë ka ndodhur mes një grupi të armatosur dhe policisë në Greqi, në Peramë, ku kanë mbetur një i vdekur dhe 7 të plagosur, raportojnë mediat greke.

Sipas burimeve të ELAS – it, oficerët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të një makine që të ndalonte për kontroll. Brenda këtij dy automjeti ndodheshin edhe dy persona të tjerë përveç drejtuesit të mjetit.

Por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi. Në këtë mënyrë ka nisur një ndjekje e cila ka përfunduar në rrugën Elpidos, në Peramë.Në momentin e ndalimit, drejtuesi i makinës ka përplasur një motor të policisë, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë.

Mediat greke raportojnë se njëri nga tre personat në mjet u godit për vdekje, njëri lehtë, ndërsa gjashtë policë u plagosën. Ndërkaq, personi i tretë që ishte në mjet arriti të arratiset dhe është në kërkim.