Fundjava që lamë pas është mbyllur me aktivitet të lartë përpunues në portin më të madh në vend, ku sipas të dhënave të Dispeçerisë Qendrore rezulton se janë përpunuar 7 anije tregtare me një total prej 14.394 tonë mallra të llojeve të ndryshme dhe  1,434 njësi kontejnerike.

Gjatë kësaj fundjave, vetëm në molet nr.1,2 dhe 5 të Terminalit Perëndimor janë përpunuar 5 anije tregtare me mbi 10.144 tonë mallra të  ndryshme ndër të cilat kryesojnë çimento, gruri dhe  rrotativët e llamarinës.

Në Terminalin e Kontejnerëve është përpunuar anija tregtare “Libertas H”, me 481 copë kontejnerë, ndërkohë që është drejt përfundimit procesi i përpunimit anija  “MSC Tia” me 953 copë kontejnerë, e akostuar në molin nr.6 të këtij terminali.

Rreth 4,250 tonë çimento rifuzo nga anija “Itidal” janë aktualisht në proces përpunimi në molin nr.10 të Terminalit Lindor.

Ndërkohë në lundrim drejt Durrësit është edhe anija “Frisiano Ino “, e cila pritet të akostojë në një prej moleve të Terminalit Perëndimor në orët në vijim nga e cila pritet të shkarkohen rreth 1,200 tonë hekur.