Këto skulptura të punuara në akull janë veprat e artit të punuara më me finesë për këto Krishtlindje dhe janë të hapura për publikun në mes të një qyteti industrial.
Ato janë krijime të skulptorit të talentuar Jamie Wardley dhe janë të vendosura në qëndër të qytetit të Bradford-it për të mbushur me gëzim kalimtarët, por edhe për të joshur blerësit.
Të 12 pjesët e artit tregojnë historinë e një dhelpre të vogël të bardhë e cila përpiqet të gjejë babagjyshin dhe që kërkon ndihmë nga miqtë e saj të mbretërisë së kafshëve.
Z. Wardley, i cili më parë ka qenë i mirënjohur për skulpturat e rërës, statujat e akullta i ka bërë në studion e tij ku temperatura ishte konstante, -12 gradë celsius.
Puna është autorizuar nga Këshilli Bashkiak i Bradford-it dhe është menduar që të promovojë vlerën e tolerancës, e cila artisti thotë se është veçanërisht e rëndësishme në qytetet me shumë diversitet.
“ Dhelpra është shumë tolerante me të gjithë kafshët që takon edhe pse ato shpesh kanë dëshirë që ta hanë atë. Kjo pasi ajo ka besim se do ta përmbushë misionin e saj”- tha Z. Wardley.