Kanë kaluar 4 vjet nga tragjedia ajrore që i mori jetën 9 personave në Los Angeles (humbën jetën pas përplasjes së helikopterit të tyre).

Mes tyre edhe ish-basketbollisti Kobe Bryant e vajza e tij Gina.

Në këtë 4-vjetor, në Los Anxhelos u inagurua një statujë gjigande dedikuar Kobe Bryant, 5 herë kampion në NBA me fanellën e Lakers. Fanellë që e veshi përgjatë gjithë karrierës së tij.

Një statujë frymëzuar nga dita kur “black mamba” realizoi 81 pikë në vitin 2006, në ndeshjen ndaj Toronto-s.

Një lojtar që ka frymëzuar miliona njerëz anembanë botës.

Në ceremoninë e inaugurimit të statujës mjaft ikona të NBA si Phil Jackson, Kareem Abdul Jabbar, Dereck Fisher, Jeanie Buss dhe bashkëshortja e lojtarit, Vanessa Bryant, E padyshim qindra tifozë që e kanë dashur Kobe Bryant.