Momente frike në plazh, sepse një peshkaqen kokë çekiç shfaqet shumë pranë bregut, duke notuar me shpejtësi.
Ngjarja është regjistruar në plazhin Melenara në Gran Canaria, Spanjë, i cili u mbyll përkohësisht pas shfaqjes së peshkaqenit që shkaktoi panik tek plazhistët.
Peshkaqeni, i këtij lloji arrin një gjatësi deri në 6 metër dhe peshon deri në 453 kg, megjithëse madhësitë më të vogla janë më të zakonshme.
Një kërkim për peshkaqenin u bë në zonë duke përdorur një ski jet, por nuk u arrit lokalizimi i tij. Plazhi mbeti i mbyllur për plazhistët që donin të laheshin si masë paraprake mbrojtëse.