27 prill 2015 – Një video tmerruese është publikuar së fundmi në Zelandën e Re, ku një ekip xhirimi i një dokumentari sulmohet nga një peshkaqen i bardhë.

Ekipi i xhirimit që ndodhej mbi një varkë, po merrte disa plane në det, afër ishullit Stjuart në Zelandën e Re, kur papritur,një peshkaqen i bardhë sulmoi varkën. Peshkaqeni u përpoq të këpuste litarin që e mbante varkën e vogël lidhur me anijen ku gjendej pjesa tjetër e ekipit.

Për fat të mirë, në varkën e vogël gjendeshin dy ekspertë të peshkaqenëve, të cilët parandaluan një tragjedi të mundshme.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/