Ankandi i parë për 2013 në tregun e peshkut në Tsukiji në Tokio të Japonisë, nuk ka zhgënjyer pritshmëritë e njerëzve.

Një ton i kuq me peshë 222 kg ka arritur çmimin rekord të 155.4 milionë jen, rreth 1.3 mln euro, që do të thotë 700 mijë jen për një kg.

Vitin e kaluar ka patur një rritje të blerësve kinezë, por këtë vit ofertuesi më i lartë ishte pronari i rrjetit popullor të sushi me emrin “sushi zanmai”, që njihet ndërkombëtarisht si Kijoshi Kimura.

Ankandi nisi në orët e para të mëngjesit ku u mblodhën me qindra blerës dhe të interesusar.

Peshku ton është një prej llojeve të peshkut më të konsumuar në Japoni, ndërsa tregu i peshkut Tsukiji në Tokio është një destinacion i njohur për turistët që tërheq në ditë ma qindra vizitorë.