Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës. Pas një konflitki për motive të dobëta një shtetas ka mbetur i plagosur, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 08.08.2021, rreth orës 23:41, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi H. Ll., ka plagosur dyshohet se me armë zjarri në këmbë shtetasin I. S., rreth 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij”,- njofton policia.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhen e rrethanave të ngjarjes.