Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit. Mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në pjesën e këmbës.

Ngjarja u regjistrua pas mesnatës në afërsi të një kioske në Komunën e Parisit në Tiranë. Sipas informacioneve të para, të shtënat me armë kanë ndodhur pas një konflikti.

Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.