Dhjetë policë u plagosën nga personat e komunitetit rom, gjatë protestave të dhunshme që u zhvilluan në Greqi.

Protestat e dhunshme nisën pas plagosjes me armë nga policia të një 16-vjeçari në Selanik, i cili tentoi të largohej pa paguar 20 euroshin e karburantit që kishte hedhur në makinën e tij.

Sipas ELA, gjashtë policë janë goditur me sende të ndryshme të hedhura ndaj tyre nga protestuesit dhe katër të tjerë nga predhat. Deri më tani dy persona janë vënë në pranga, pas trazirave në zonë. Mediat vendase shkruajnë se i riu ndodhet në gjendje serioze për jetën në një spital të Selanikut.