Detaje të reja për ngjarjen në fshatin Dom në njësinë administrative Gjegjan të Pukës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 11-vjeçar.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai është qëlluar nga një 17-vjeçar.

I mituri ndërkaq është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, megjithatë do jenë hetimet që do zbardhin të plotë ngjarjen.