Policia e Durrësit ka dhënë detaje për plagosjen e një 23-vjeçari në Shijak, që “DurrësLajm” njoftoi pasditen e kësaj të premteje.

Në njoftimin zyrtar lëshuar për mediat, blutë e qarkut thonë se “gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit B. K., 23 vjeç dhe shtetasit R. M., 20 vjeç, dyshohet se shtetasi R. M, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 23-vjeçarin“.

Njoftimi i plotë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në lagjen”Popullore”, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit B. K., 23 vjeç dhe shtetasit R. M., 20 vjeç, dyshohet se shtetasi R. M, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 23-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapejen e autorit.

Lajmi kryesor: