Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr.17 në Durrës.
Informacionet e para, por jo të konfirmuara zyrtarisht, bëjnë të ditur se i plagosur ka mbetur një i ri, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Mësohet se në spitalin rajonal ka prezencë të shtuar të policisë.