Një sherr mes kunetërish ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku policia e qytetit bregdetar njofton se ka arrestuar njërin prej tyre.

Mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës. Ky shtetas më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj.
…..
Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestua për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi G.S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.