Rasti ka ndodhur në Suharekë, pas një konflikti verbal në mes të çiftit bashkëshortor, për të cilën ishte i nevojshëm edhe ndërhyrja e policisë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, bëri të ditur se e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

“Rasti është hetuar nga stacioni policor në Suharekë. E dyshuara është dërguar në mbajtje.

Personat e përfshirë në rast janë recidivistë të dhunës në familje”, tha Gashi.