Një konflikt i ndodhur në Ksamil për arsye ende të paqarta e ka vënë sërish në shenjestër vendin bregdetar.

Policia ka bërë me dije se ka proçeduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet S.Sh., 55 vjeç dhe A.Sh., 19 vjeç, të dy banues në Ksamil, pasi më datë 14.08.2017, në njërën nga banesat e tyre të cilët e jepnin me qera, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj shtetasve A.T., dhe F.Xh., (pushues në banesën e dhënë me qera). Nuk dihet ende motivi i sherrit.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale ”Dëmtime të tjera me dashje”.

Dje u raportua se pronarja e një restoranti në Ksamil ishte konfliktuar me kamarierin dhe vëllezërit e saj e kishin dhunuar keq këtë të fundit.