3 sherre janë regjistruar në Durrës dhe Shijak në 24 orët e fundit.

Protagonistë të tyre janë kryesisht të rinj dhe sipas policisë konfliktet janë shkaktuar për motive të dobëta.

Në të tre rastet, policia e Durrësit ka dërguar dosjet respektive në prokurori për të nisur ndjekjen penale ndaj këtyre shtetasve.

Njoftimet e policisë

  • Më datën 12.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.A dhe A.A, vjeç 17 e 18, banues në Durrës e Sukth, pasi dyshohet se kanë goditur me shkelma shtetasin B.K, vjeç 17, banues në Shijak. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.
  • Më datë 11.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.R, vjeç 38, banues në Durrës, pasi  më datë 10.08.2017, në lagjen Nr. 7, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka  goditur me grushte shtetasin B.P, vjeç 50, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.
  • Më datë 11.08.2017, iu referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.P, vjeç  29, banues në Ardhishtë, Shijak, pasi dyshohet se në fshatin Pjezë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shkelma dhe grushte në trup shtetasin R.Gj, vjeç 58, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.