Platforma X do të heqë opsionin e bllokimit për  përdoruesit e saj. Sipas Elon Musk, ky opsion “nuk ka kuptim”.

Megjithatë, përdoruesit do jenë ende në gjendje të bllokojnë dikë nga mesazhet e tyre. Shumë persona kanë reaguar dhe janë shprehur se kjo do të vështirësojë shfaqjen  e postimeve abuzive në kryefaqen e tyre.

Vitin  e kaluar, Elon Musk bleu Twitter dhe vendosi të fillojë rishikimin e plotë jo vetëm të aplikacionit, por të gjithë kompanisë. Ai pushoi nga puna mbi gjysmën e kompanisë dhe bëri ndryshime masive politikash.

Ndryshimi i fundit i madh nga Elon Musk u njoftua sot dhe nuk shkoi shumë mirë, as me mbështetësit e tij. Elon Musk vuri në dukje se Twitter do të hiqte butonin e bllokimit nga aplikacioni sepse nuk “ka kuptim” dhe sugjeroi që veçoria e heshtjes është e mjaftueshme.

Sidoqoftë, njerëzit vunë në dukje shpejt se Twitter nuk mund ta heqë butonin e bllokimit, të paktën jo nëse dëshiron të qëndrojë në dyqanet celulare. Është kundër politikave të Apple dhe Google të kesh një aplikacion ku përdoruesit nuk mund të bllokojnë njerëzit e tjerë, kështu që do të ishte një veprim i rrezikshëm.

Heqja e opsionit “block” mund të cenojë edhe rregullat e App Store dhe Play Store. Të  dyja platformat kanë kushte ku përcaktohet se aplikacionet e rrjeteve sociale duhet të kenë opsione për të filtruar ngacmimet dhe bullizmin.

Kjo mund të bëjë që X të mos shkarkohet më në këto platforma.

Nëse Musk vazhdon me planin e tij, nuk dihet nëse kjo do të zhbllokojë automatikisht të gjitha llogaritë që përdoruesit kanë bllokuar.

Ata mund të kthejnë llogaritë e tyre në private duke bërë që postimet të shihen vetëm nga personat që ndjekin.