Në GJKKO është zhvilluar sot seanca për dosjen “Plumbi i Artë” ku mbrojtësit e të pandehurve kanë ngritur pretendime për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm për zhvillimin e pyetjeve ndaj të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej.

Sipas informacioneve, avokatët kanë kërkuar dorëzimin e 6 procesverbaleve të deklarimeve të mëparshme të Alibejt, të cilat sipas tyre, nuk i kanë në dispozicion dhe kjo pengon përgatitjen e mbrojtjes. Bëhet me dije se pas kësaj ka patur përplasje verbale mes trupës gjykuese dhe avokatëve.