Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan që u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”. Ndaj tij rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. Gjithashtu Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.
Arrestimi i Florenc Çapjas
Çapja ndodhej në Dubai prej rreth 8 vitesh, por pas kthimit në Shqipëri është vendosur në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin përjetë. 44-vjeçari Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili është kreu i një grupi të njohur kriminal në qytetin e Elbasanit, i cili ka pasur përplasje me grupin e një tjetër personazhi të njohur të botës së krimit, Suel Çela.
Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait. Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut për të humbur gjurmët.