I ashpër ka qenë debati mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe gazetares Klodiana Lala sot në ‘Open’ për çështjen e inceneratorët.

Kryemadhi pranoi mes ironisë se ajo kishte një pjesë të fajit që ishte pjesë qeverisjes me Ramën.

PJESË NGA DEBATI

Kryemadhi: Sa i përket çështjes që thatë ju; keni qenë në qeverisje. Po kemi qenë. Sa kemi qenë në qeverisje ne ramë 25 vite në nivelin e korrupsionit. I marr unë përsipër se ça ka ndodhur.
Lala: Pranoni se keni gabuar?
Kryemadhi: S’kam mbaruar mendimin tim. Mos bëni zhurmuesin
Lala: Po kërkoj a keni gabuar?
Kryemadhi: Më lerë të flas. Këto miliona i ka vjedhur Edi Rama dhe Veliaj.
Lala: Misioni juaj politik….
Kryemadhi: A mnd të mbaroj Eni? E mbaj unë fajin, e Kam fain. Por ju që keni bërë denoncimin, të bëni një padi të firmosni me emër dhe mbiemër.

Bogdani: Po ne jemi gazetarë.
Lala: Ne jemi gazetarë që kemi ngritur zërin për këto çështjes
Kryemadhi: Se ke bërë ti Klodi. Të falënderoj shumë për avokatinë që i bën Klodian Zotos. Për avokatin….
Lala: Si bëj avokati. Sot jemi për të sqaruar….
Kryemadhi: Bravo të qoftë që në këto 20 minuta të sqaroj. Është mungesë reciprociteti….Nëse do të flasim se si i vidhet identiteti të moshuarve,. apo të mbulojmë prokurorë të korruptuar,. apo nëse kjo bëhet për të bërë zhurmuesin, oër të mbyllur kontrata në QKB, atëherë thërrisni njerëz të tjerë. Atëherë nëse jemi ëktu për të folur me Klodian Zoton…30 milionë dollarë….
Lala: S’janë aq, duhet të ndahen në 5.
Kryemadhi: Ik shko në SPAK. Je zëdhënësja e Prokurorisë, ik merrja SPAK. Meqë ju zonja Lala keni 5 herë më shumë fatura, shkoni dhe dorëzojini, bëni padinë. Ose mi jep mua se i bëj unë paditë. Pse s’më kallëzon mua Klodian Zoto?
Lala: O Eni a të flas unë…
Kryemadhi: Jo s’do flasësh ti…do flas unë! Se unë kam ardhur të flas këtu. Ti që paske fatura më shumë se unë, atëherë dorëzoji. Ti paske hallin e firmave që kanë bërë evazion fiskal. Unë gjoba firmave nuk ju vë, në rregull zonjë. S’jam kjo unë o zonjë. Po të ishim ne kaq të ndershëm në këtë histori, kam një vit e gjysmë…. Ja ku i ke kompanitë. Ktheje kokën pas. Ke 24 kompani që kanë bërë evazion fiskal.
Lala: Të bëje një pyetje
Kryemadhi: Ja ta mbaroj unë.