Një 13-vjeçare ka rrezikuar mbytjen në det teksa ishte duke noturar, ndërsa ndërhyrja në kohë ka bërë që të shmanget tragjedia.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër” në Vlorë.

Policia bën me dije se aktualisht 13-vjeçarja po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Vlorë.