Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

NJOFTIMI I POLICISË

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Oltion Tupi, 32 vjeç dhe Ertigern Tupi, 27 vjeç, banues në Krujë.

Këta dy shtetas u arrestuan në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar kundrejt fitimit, me një automjet furgon tip “Volkswagen”, disa shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.