“Nuk flas për merkato deri në përfundim të sezonit”, kështu u shpreh Max Allegri, por ndryshe nga trajneri, drejtuesit e klubit vijojnë punën për të ndërtuar Juven e sezonit të ri. Këtë të hënë është parashikuar një takim ndërmjet drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” dhe përfaqësuesve të Paul Pogba. Mesfushori francez do të largohet nga falas nga Man.United në përfundim të këtij sezoni dhe ka shprehur publikisht pëlqimin e tij për një rikthim të mundshëm në Torino. Ky takim do të shërbej për të kuptuar se çfarë dëshiron Pogba, në aspektin financiar.Nga njëra anë është dëshira e Pogba, për të veshur fanellën bardhezi, por nga ana tjetër fakt është gjithashtu që Juve ofron më pak se PSG, ekipi tjetër që ka shprehur dëshirën për të siguruar shërbimet e Pogba. Juve kapet fort pikërisht nga ana emocionale e Pogba, shpresojnë që francezi të pranojë pak skonto. Juve mund të shkoj maksimumi në 7-8 milionë euro plus bonuse, por Pogba aktualisht përfiton te Man.United 15 milionë euro në sezon.
Pogba tek Juventus? Tifozët ëndërrojnë rikthimin e madh
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mbi 26 mijë gjoba dhe 48 të arrestuar në një javë, Policia intensifikon kontrollet rrugore
Shqipëria, vendi me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodromin e qytetit
Rritet punësimi në Shqipëri, por të rinjtë mbeten në pasiguri ekonomike





