Policia bën të ditur se një 54-vjecar me profesion polic, ka kallëzuar shtetasin me inicialet P.N. banues në Hamallaj, Durrës, se nuk i janë paguar një sasi lekësh rrogë dhe një sasi lekësh sigurime shoqërore për punën që bënte si polic privat.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 17.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin XH.B, vjeç 54, banues në Tiranë, përfaqësues i nje policie private, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi P.N., vjeç 52, banues në Hamallaj, Durrës, se nuk i janë paguar një sasi lekësh rrogë dhe një sasi lekësh sigurime shoqërore për punën e bërë si polic privat. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.