16 maj 2015 – Policia angleze e specializuar kundra emigracionit ilegal, kreu një inspektim në ambientet e kompanisë shqiptare (tropojane) Nezaj Services LTD. Në ambientet e firmës në kalat e Portit të Cetëmit (Chattam) u gjetën 5 punonjës shqiptarë, që të gjithë ilegalë në Angli.

Sipas legjislacionit anglez, emigracioni ilegal është një krim i rëndë, dhe firmat që punësojnë emigrantë ilegalë pa një kontroll paraprak të dokumenteve të tyre rrezikojnë gjoba të rënda duke filluar nga 100 000 stërlina. Pesë shqiptarët e kapur do të kthehen në Shqipëri, menjëherë pasi të mbarojnë procedurat përkatëse.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/