Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasit:

A. K., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., 20 vjeç, banues në Krujë, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

A. S., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. U., 70 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

Sh. F., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.