Policia e Durrësia ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit, ku ndërroi jetë një punëtor.
Sipas policisë, rreth orës 09:15, në terminalin e pasagjerëve, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi A. A., 55 vjeç (punëtor për pastrim dhe gjelbërim).
Paraprakisht, dyshohet se 55-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.