Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi, veçanërisht në ato që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit dhe anasjelltas.

Nga të dhënat mësohet se objekt i kontrollit janë automjetet me xhama të errësuar dhe elementët kriminalë që janë shpallur në kërkim nga policia për ngjarje të ndryshme.

Gjithashtu edhe parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe ndalimi i personave në kërkim.