Një çift nga Elbasani është ndaluar nga Policia, pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale në prani të fëmijës së mitur.
Ata janë B.S. 39 vjeç dhe O.S. 41 vjeçe, banuese në Elbasan. Sipas Policisë, më datë 7 gusht, çiftin ka kryer marrëdhënie seksuale në sy të fëmijës së mitur.
Denoncimi ka ardhur nga ish-bashkëshortja e B.S.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 17.08.2016, u ndaluan shtetasit B.S. dhe O.S vjeç 39 e 41, banues në Elbasan, pasi më datë 07.08.2016, ka bërë kallëzim një shtetase banuese në Tiranë, se ish bashkëshorti, shtetasi B.S, ka kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten O.S, në prani të fëmijës së mitur.
Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet 100/1, 108/2/3 dhe 25 të Kodit Penal.