Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur politikën e saj ndaj Rusisë përpara pushtimit të Ukrainës në shkurt.

Gjatë një interviste ish-kancelarja deklaroi se ajo nuk e kishte më fuqinë të ndikonte te presidenti rus Vladimir Putin.

Sipas BBC-së, ajo tha se ishte përpjekur të krijonte hapësirë për bisedime mes presidentit rus dhe atij francez Emmanuel Macron në verën e vitit 2021.

“Por unë nuk kisha pushtetin për të arritur qëllimet e mia. Vërtet të gjithë e dinin, në vjeshtë do të largohesha”, tha ajo.

Pas katër mandatesh si kancelare, Merkel u largua nga detyra në dhjetor të vitit 2021. Ajo bëri një vizitë të fundit në Moskë në gusht 2021.

Në një intervistë pas takimit të fundit ajo u shpreh se për Putinin, vetëm pushteti ka rëndësi.