Teksa vijon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste kryeson me diferencë të ndjeshme ndaj partive të tjera pothuajse në të gjitha qarqet. 

Ajo që vihet re deri tani nga rezultatet e KQZ-së, është fakti se në dy qarqet Dibër dhe Lezhë, PS dhe PD janë kokë më kokë me numër mandatesh.

Në Lezhë e cila ka 7 mandate deputetësh, sipas projeksionit, PS dhe PD marrin nga tre deputetë, një merr LSI.

Në Dibër me 6 mandate deputetësh, PS dhe PD marrin nga dy deputetë, 1 LSI dhe 1 PDIU.