Ish-kryeministrit Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari lidhur me arsyen që po shkakton tërmetet pothuaj të përditshem në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës.

Në mesazh thuhet se “njerëz të zonës flasin për një gropë gjigande që është mbyllur së fundi dhe ku po ndërton një firmë e lidhur me Kryeministrin Rama”.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Gropa e Kulçedres dhe termetet ne Gjirin e Lalzit!

Sizmiologu popullor dixhital informon:

Shkaku i termeteve ne Gjirin e Lalzit sipas tij eshte mbyllja e Gropes se Kulçedres!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje Z.Berisha, ne gjirin e lalzit ditet e fundit po bien shum termete, dhe dicka eshte shkaku i tyre… njerez te zones flasin per nje grop gjigande qe eshte mbyllur kohet e fundit me mbi 300 trale me dhe , aty po nderton firma e Edi Rames, Dulaku shpk. Problemi nuk qendron se kush po e nderton por aty ka qen nje grop shum e thelle qe nje gur ne gjendje te lire donte mbi 1 minut qe te binte ne uje.. njerezit e zones e kan trasheguar kete grop si gropa e kulshedres nga gojdhenat dhe historit e hershme.. ne ate grop ka pasur shfryrje gazrash jo helmues dhe si pasoje e mbushjes me inerte e saj nga ndertuesi dulaku gazrat apo cfaredo qe te quhen i eshte mbyllur dalja dhe kjo ka krijuar termete ne zonen e gjirit te lalzit sepse kto gazra do dalin dikund.. Ju uroj shendet dhe verifikojeni kete…”