Deputeti i opozitës Ralf Gjoni është shprehur se mocioni me debati për dekretin e Metës për zgjedhjet është një show mediatik.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjoni tha se Meta u votua si President pikërisht nga deputetët që ishin në Parlament me WhatsApp.

"Diskutohet mocion me debat mbi aktin e presidentit të Republikës dhe në sallë nuk janë as 19 deputetë të partisë WhatsApp-iste, as sa ka pasur ish-grupi parlamentar i LSI. Ky është serioziteti i këtij Parlamenti. Kryeministri sërish mungon, përsëri mungon zoti Braho, nuk vjen, nuk na denjon fare si Parlament, as s'e çan kokën fare për Parlamentin se vjen këtu bën monologun e radhës, ju tregon WhatsApp-in e radhës, votoni dhe mbaroi filmi.

Hadje parlament hajde. Kjo që po bëni juve sot është show, cirk, është teatër. Më vjen të qesh kur shoh sesi që doni të shkarkoni Ilir Metën nga Presidenti i republikës, kjo është fantastike. Juve doni të shkarkoni Ilir Metën nga posti i Presidentit. Juve që e votuat të gjithë, të gjithë në rresht, me WhatsApp e votuat. A e votuat Ulsi? Vetëm Ad Nori nuk e ka votuar më duket nga Skrapari. Të gjithë ju të tjerët këtu e votuat. Kush e votoi? Ju votuat, unë nuk e kam votuar. Ta gëzoni ta mbani. Sepse unë kam qenë në atë llozh dhe nga i gjithë ky parlament unë jam i vetmi që e kam përjetuar si një ditë të zezë, atë ditë të votimit të Ilir Metës. Edhe ju e keni përjetuar dhe nuk keni dashur ta votonit për president, por për arsye të tjera kuptohet.

Me largimin e Metës nga LSI ishte fillimi i fundit të asaj partie."