"Kërciste plumbi kokës", Rama: Kur mundëm Saliun në atë kohë, jo më Lulin

15/06/2019 - 17:26

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpjeguar arsyet pse ai nuk pranon që t’i shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij, në rast se do ta pranonin këtë shtyrje, atëherë sipas tij do ishte zgjedhur e keqja më e madhe, pasi kjo situatë do të zgjaste pa fund.

Rama ka thënë se PS në vitin 2013 mundi Sali Berishën që sipas tij kishte pushtetin dhe se në kohën e tij “kërrcite plumbi”.

“I kemi dëgjuar edhe ata që kanë thënë që po mirë pse do durojmë të gjithë këtë gurgule me këta dhe në këtë situatë, po na dëmtohet edhe turizmi edhe ekonomia, hajde t’i shtymë zgjedhjet të merren vesh këta.

Dhe po ta merrni nga ana ime, më thonë kush do të ishte më i interesuari për ta bërë këtë punë më shumë se unë. Jo se jam shënjestra, koka ime atyre i duhet për t’ja treguar atyre të tjerëve që kanë uri, për t’i thënë hajde hajeni se ja ku e keni.

Po ata e kanë me mua sa kohë që unë jam pengesa e tyre për të realizuar qëllimin, që ta përmbysin Reformën në Drejtësi dhe të vijë në pushtet se ata e kanë thënë vetë që ai i mund, pavarësisht se ata fillojnë me na mund me këtë se ka atë…

Ne mundëm Saliun kur ishte kryeministër që kishte të gjithë pushtetin dhe Saliu kishte pushtet që t’i bëje protestë, kërciste plumbi, edhe me ata që kishte atje me Jozefinë me Ridvanin, që sidoqoftë ishin tjetër kategori, pra ata i mundëm ne me të drejtë, për të mundur Lulin na është dashur të blemë vota.

Për të mundur Lulin me atë veshgjatin që ka si luftëtarë të vijës së parë dhe me ata të tjerët që edhe emrat nuk i mbajë mend, na u desh ne të blejmë vota të mundim Lulin, tani ka njeri që mund ta mendojë që partia e Lulit është më e fortë se e Saliut në vitin 2013?

Ne mund t’i binim shkurt të thonim parlamentin e kemi qeverinë, e kemi shumicën në parlament, i kemi Bashkitë kryesore të vendit, i kemi, ç’na duhet t’i hymë fushatës nëpër vapë?

I thonim kur të jeni gati na thoni. Por nëse do kishim zgjedhur këtë do kishim zgjedhur të keqen më të madhe e keqe që do zgjaste pa fund, se këta nuk pushojnë, po kështu do na çmendnin edhe të tjerë, pastaj mund të çmendeshim dhe ne në 2021-shin dhe të thoshim pse të futemi në zgjedhje, mund të themi dhe ne kemi informacione, si Iliri, kemi informacione që do ketë sulm bërthamorë ndaj Shqipërisë dhe për momentin nuk ikim”, theksoi Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka uruar 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Para fillimit të takimit të sotëm informal në Bruksel, Rama tha se do të diskutohet për metodologjinë e re të zgjerimit të BE për të cilë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës në selinë bl

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama mbron 

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bruksel ku sot është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel para takimit informa

Gjatë qëndrimit në Gjermani, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me ministrin e jashtëm të

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se nuk ka investuar në infrastrukturën e kryeqytetit duke marrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur anëtarësimin e FRPD-së në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Eur

Mbi pakon me eksploziv, e cila u gjend poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, Suad Liçi ka reaguar edhe kryetarja e bashkisë Shk

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama bën me dijeni atë që ai e cilëson “një lajm të mirë për miqtë e kësaj faqeje që presin n