Kryeministri Edi Rama i është pëgjigjur në Facebook një komentuesi që e ka pyetur lidhur me pasurinë e tij, pas një artikulli të publikuar nga BIRN, sipas të cilit të ardhurat e Kryeministrit kishin një rritje të ndjeshme pas vitit 2009, ndërsa llogariten sot në rreth 1 miliardë lekë.  Sipas përllogaritjeve të BIRN, pasuria e Ramës u rrit 16.7 herë nga fillimi i detyrës deri në 31 dhjetor të vitit 2018.

Ndërsa qytetari e pyet kryeministrin se si i ka bërë 1 miliardë lekë nga rroga si qeveritar, Rama shprehet se pasuria e tij verifikohet në çdo qindarkë dhe e ka cilësuar qesharak si diskutim.

“Une nuk kam bere 1 miliarde leke o te marrsha te keqen, po keshtu eshte kur disa shkruajne budallalleqe ligesisht e te tjere bien pre e budallalleqeve marrezisht! Qe ta marresh vesh ti e kushdo qe e ka ngrene kete budallallek, pasuria e familjes time verifikohet qindarke per qindarke nga Inspektoriati Kombetar perkates, njesoj sic behet me Vetingun e gjykatesve e te prokuroreve, e nuk ka qindarke te pajustifikueshme qe i shpeton verifikimit! Keshtu qe gjej ndonje arsye tjeter per te akuzuar apo perqeshur, po jo kete se eshte shume qesharake”,- shkruan Rama.