Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e sotme janë kryer 8,134 vaksinime në të gjithë vendin.

Kreu i qeverisë tregon se me shifrat e ditës së sotme prej fillimit të fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 250,676 qytetarë.